Moska dhe Kievi këmbejnë sulme me dronë
Sulmet me dronë gjatë natës mes Rusisë dhe Ukrainës kanë lënë të plagosur dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha, me tre persona që janë plagosur në rajonin ukrainas të Dnipropetrovskut, tha guvernatori Oleksandr Hanzha. Një burrë u plagos në Dnipro, dhe një burrë e një grua u plagosën në Krivi Rih. Sulmet kanë shkaktuar zjarr, tha Hanzha. “Infrastruktura ka pësuar dëme, ka ndërprerje të rrymës”, theksoi ai. Sipas autoriteteve, mbrojtja ajrore ka arritur që të rrëzojë 27 dronë rusë. Në Rusi – shtet që nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022 – Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se ka rrëzuar 59 dronë ukrainas. Nga këto fluturake, 11 u rrëzuan mbi Detin e Zi dhe dhjetë të tjerë në rajonin rus të Krasnodarit....
Burimi:
syri.net