Momenti kur droni i grupit irakian i mbështetur nga Irani godet bazën ushtarake amerikane në Bagdad

Momenti kur droni i grupit irakian i mbështetur nga Irani godet bazën ushtarake amerikane në Bagdad

Grupi irakian i mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, ka publikuar një video me dron nga një sulm ndaj bazës Victory të SHBA-së pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit. Besohet të jetë hera e parë që grupi ka përdorur me sukses dronin kamikaz për të anashkaluar mbrojtjen amerikane. Bëhet fjalë për dron të vogël i cili edhe mezi detektohet nga radarët kur i afrohet ndonjë baze ushtarake apo rafinerie nafte. Në video shihet baza e cila nga operatori i dronit me gjasë fillimisht eksploron terrenin – duke fluturuar mbi objekte të ndryshme. Pas disa minutave droni përplaset në një prej objekteve të shumta që gjendeshin brenda bazës amerikane në Irak.