Momente tensioni në Rumani, tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit
Momente tensioni përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin të informoheshin për gjendjen shëndetësore të tifozëve të lënduar, pas aksidentit tragjik në Lugoj, në të cilin humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar. Prania e autoriteteve jashtë spitalit përkoi me mbërritjen e të afërmve dhe miqve të viktimave, në një klimë tensioni të fortë emocional. Një tifoz i PAOK-ut, i cili kishte udhëtuar për në Timishoara dhe ndodhej jashtë spitalit në kohën e mbërritjes së prefektes së Timishoarës, Elena Micikoi, sulmoi një ekip televizioni. Burri theu kamerën e një gazetari, duke shkaktuar dëme në pajisjet e regjistrimit, pavarësisht faktit se kameramani e kishte lenten të drejtuar nga autoritetet dhe jo nga ai....
Burimi:
top-channel.tv