Momente frike në Venecia, skafi humb kontrollin dhe përplaset me një varkë në ujërat e qytetit
Një skaf i një kompanie private transporti u përplas me një varkë dhe dy gondola ndërsa udhëtonte në Kanalin e Madh të qytetit dhe si pasojë tetë pasagjerë përfunduan në ujë. Pas aksidentit, i cili ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një defekt në skaf, zjarrfikësit dhe palombarët, policia lokale dhe forcat e rendit iu përgjigjën thirrjes për ndihmë. Askush nuk u lëndua gjatë incidentit. Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrfikësve të Venecias ishin gjithashtu të pranishëm me dy automjete zjarrfikëse të lagunës. Të gjithë të përfshirët u shpëtuan dhe u dorëzuan nën kujdesin e personelit mjekësor të urgjencës. Pas vlerësimeve fillestare, askush nuk u dërgua në spital. Zhytësit rajonalë po punojnë aktualisht për të siguruar zonën. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv