Moment historik në Barcelonë! 144 vite pas fillimit të ndërtimit vendoset pjesa e fundit e “Sagrada Familia”

Moment historik në Barcelonë! 144 vite pas fillimit të ndërtimit vendoset pjesa e fundit e “Sagrada Familia”

Një moment historik për Barcelonën dhe botën e arkitekturës u shënua një ditë më parë, ndërsa u vendos pjesa e fundit e kullës qendrore të kishës, Sagrada Familia-s, 144 vjet pasi filloi ndërtimi i saj. Pjesa e sipërme e kryqit katërkëndor prej çeliku dhe qelqi, 17 metra i lartë dhe me peshë më shumë se 12 ton, u ngrit dhe u fiksua në vendin e tij në orën 11:00 të mëngjesit, duke përfunduar kullën kushtuar Jezu Krishtit. Me një lartësi përfundimtare prej 172.5 metrash, kisha tani bëhet ndërtesa më e lartë në Barcelonë dhe kisha më e lartë në botë. Flamujt e Katalonjës dhe Vatikanit u ngritën gjatë ceremonisë, ndërsa arkitekti kryesor i projektit, Jordi Faulí, e përshkroi ditën si “plot gëzim” për të gjithë...