Moment historik në Barcelonë, 144 vite pas fillimit të ndërtimit të saj, vendoset pjesa e fundit e strukturës së kishës ‘Sagrada Familia’
Një moment historik për Barcelonën dhe botën e arkitekturës ndodhi mëngjesin e së premtes, më 20 shkurt, ndërsa u vendos pjesa e fundit e kullës qendrore të kishës, Sagrada Familia-s, 144 vjet pasi filloi ndërtimi i saj. Pjesa e sipërme e kryqit katërkëndor prej çeliku dhe qelqi, 17 metra i lartë dhe me peshë më shumë se 12 ton, u ngrit dhe u fiksua në vendin e tij në orën 11:00 të mëngjesit, duke përfunduar kullën kushtuar Jezu Krishtit. Me një lartësi përfundimtare prej 172.5 metrash, kisha tani bëhet ndërtesa më e lartë në Barcelonë dhe kisha më e lartë në botë. @viure.barcelona ✨ Moment històric a la Sagrada Família! 😍❤️Col·loquen l’última peça de la torre de Jesucrist i la Sagrada Família arriba als 172,5...
Burimi:
top-channel.tv