Modi do të ndalojë blerjen e naftës ruse, Trump e ‘shpërblen’, ul tarifat ndaj Indisë

Modi do të ndalojë blerjen e naftës ruse, Trump e ‘shpërblen’, ul tarifat ndaj Indisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar uljen e ndjeshme të tarifave doganore ndaj produkteve indiane, pasi sipas tij, kryeministri indian Narendra Modi ka rënë dakord të ndalojë blerjen e naftës ruse. Trump bëri të ditur se tarifat për mallrat indiane do të ulen menjëherë në 18%, nga 50% që ishin më parë, duke hequr edhe një tarifë shtesë prej 25% të vendosur në gusht si presion për të frenuar importet indiane të naftës nga Rusia. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Modin, gjatë së cilës India pranoi të zëvendësojë naftën ruse me importe nga Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela. Kryeministri indian e përshëndeti uljen e tarifave, por nuk përmendi konkretisht ndalimin e blerjes së naftës...