Mjeku iranian pretendon se mbi 200 protestues janë vrarë në Teheran

Mjeku iranian pretendon se mbi 200 protestues janë vrarë në Teheran

Bota E Shtunë, 10 Janar 2026 16:05 Pavarësisht bllokimit pothuajse të plotë të internetit, videot vazhdojnë të dalin nga Irani – sipas raportimeve, përmes Starlink – dhe tregojnë një Teheran që po digjet. Sipas revistës amerikane Time, numri i të vdekurve ka kaluar tashmë 200 persona. Mes vendeve që digjen është edhe Xhamia Al-Rasul në veriperëndim të qytetit. Në lagjen Saadat Abad, protestuesit brohorasin “Vdekje Khamenei” ndërsa ndërtesat përreth digjen. Në Narmak, ndërtesat banimi janë në flakë, dhe në sfond dëgjohen të shtëna dhe njerëz që bërtasin. Pamje nga protestat po vijnë edhe nga qytete të tjera, si Mashhad, Tabriz dhe Qom, raporton Associated Press. Në shumë vende, regjimi po përdor armë të gjalla. Sipas grupit për të drejtat e njeriut Iran Human Rights, qindra...