No Image Available

Mjekja iraniane thotë se forcat e sigurisë po ‘qëllojnë brenda’ spitaleve

Një mjeke brenda Iranit i ka thënë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë (REL) se forcat e sigurisë kanë bastisur spitalet dhe kanë vrarë protestues të plagosur, në vazhdën e shtypjes brutale të protestave mbarëkombëtare kundër regjimit. Mjekja, e cila tha se punon në një spital në jug të Iranit, theksoi se anëtarë të forcave të sigurisë iraniane kishin “vrarë” protestuesit që ishin shtruar në spital për shërim. “Ata vranë shumë [demonstrues], arrestuan shumë prej tyre, ndërsa shumë të tjerë janë në arrati”, tha mjekja, e cila foli për Radion Farda në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes. Trump shqyrton opsionet për Iranin, ndërsa protestat vdekjeprurëse vazhdojnë. “Gjendja është shumë e rëndë”, shtoi ajo. REL-i nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur...