Mitsotakis takohet me Erdogan në Ankara, zbardhen deklaratat

Mitsotakis takohet me Erdogan në Ankara, zbardhen deklaratat

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u takua këtë të mërkurë me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan, në Pallatin e Bardhë në Ankara. Pas takimit, dy liderët mbajtën një deklaratë të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Presidenti turk e përshkroi Mitsotakis si një mik të vlefshëm, duke shtuar se megjithëse “çështjet janë të mprehta, ato nuk janë të pazgjidhshme”. Ai shtoi se me marrëveshjet që do të nënshkruajnë, do të rrisin tregtinë e ndërsjellë mes vendeve. “Ne besojmë se do të arrihet përparim edhe në zgjidhjen e problemeve në Egje. Marrëveshjet që po nënshkruajmë na ofrojnë bazën më të mirë për forcimin e kontakteve të ndërsjella. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të rritur tregtinë e ndërsjellë“, tha Erdogan. Nga...