Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Misteret e kapjes së Maduros, operacion perfekt në një vend pa ambasada, dinin strukturën e vilës ku jetonte
Një javë pas operacionit amerikan që çoi në kapjen e presidentit venezuelian, Nikolas Maduro, disa detaje rreth inteligjencës dhe planifikimit po dalin në dritë, por shumë mistere mbeten të pazgjidhura. Operacioni, që kërkoi muaj të tërë përgatitje, përfshiu një ekip të fshehtë të CIA-s që vepronte pa mbulesë diplomatike në Venezuelë, sepse SHBA nuk kishte më ambasada aty dhe ekipi veproi në një “zonë të ndaluar” për inteligjencën amerikane. Detyra e tyre ishte të identifikonin objektiva dhe të rekrutonin bashkëpunëtorë brenda rrethit të ngushtë të Maduros. Një burim qeveritar i afërt me presidentin siguronte informacione vendimtare për lëvizjet e tij, por identiteti i tij mbetet sekret. Informacioni i mbledhur nga terreni u kombinua me hartëzime, imazhe satelitore dhe teknologji të avancuar. Sipas David Fitzgerald ,...