Mister në ajër: Një avion me pasagjerë zhduket nga radarët, nuk dihet fati i tyre
Bota E Shtunë, 17 Janar 2026 14:32 Autoritetet indoneziane kanë nisur pasdrekën e sotme një operacion kërkimi për të lokalizuar një avion të vogël me 11 persona në bord, me të cilin është humbur kontakti teksa fluturonte mbi pjesën lindore të Indonezisë. Siç citon noa.al, këtë e kanë bërë të ditur për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) burime nga ekipet e shpëtimit. Avioni, në pronësi të kompanisë ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur nga Yogyakarta, në ishullin Java, me destinacion Makassar, në Sulawesi Jugore. Në bord ndodheshin tre pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Kontakti me avionin u ndërpre pak pas orës 13:00 me orën lokale (07:00 me orën e Shqipërisë). Shefi i shërbimit lokal të kërkim-shpëtimit, Muhammad Arif Anuar, deklaroi se ekipet janë dislokuar...
Burimi:
kohajone.com