Misioni i fshehtë-Rusia dhe Kina në shërbim të Iranit?
Vladimir Putin dhe Xi Xhinping SHBA-Rusia po i siguron Iranit informacion mbi pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë operacionit ushtarak në zhvillim, shkruan CBS news. Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha gazetarëve se qeveria ruse është në “dialog” me përfaqësues të udhëheqjes iraniane. Komentet e Peskov, të vetmet lidhur me Iranin gjatë konferencës së tij, erdhën pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Rusia dhe Kina po ndihmojnë Iranin politikisht dhe “në mënyra të tjera.” Nga ana tjetër, sipas burimeve të CNN, shumica e informatave të dhëna nga Rusia përfshijnë imazhe nga rrjeti satelitor, por ende nuk dihet se çfarë po merr Rusia në këmbim. Administrata e Trump-it ende nuk ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që Rusia po ndihmon Iranin...
Burimi:
zeri.ai