Misioni Artemis II: Astronautët drejt Hënës pas 50 vjetësh, nisen me 6 shkurt
NASA po përgatitet të dërgojë astronautë rreth Hënës për herë të parë në më shumë se 50 vjet. Misioni Artemis II i agjencisë hapësinore do ta çojë ekuipazhin më larg se sa kanë udhëtuar ndonjëherë njerëzit në hapësirë. Nisja është planifikuar për më 6 shkurt, por varet nga disa faktorë thelbësorë. Programi Artemis është nisma e NASA-s për eksplorimin hënor, me qëllim kthimin e njerëzve në Hënë që nga ulja e fundit në dhjetor 1972, e cila shënoi misionin e fundit të programit Apollo. Është pjesë e planeve afatgjata të NASA-s për të ndërtuar një stacion hapësinor, “Lunar Gateway”, dhe për t’u përgatitur për misione në Mars. Artemis I, i lëshuar në nëntor 2022, testoi raketën SLS (Space Launch System) me një kapsulë Orion pa...
Burimi:
kohajone.com