“Mirënjohje për angazhimin e tij ndaj lirisë së vendit”/ Fitoi Nobel-in për Paqe, udhëheqësja e opozitës venezueliane i dhuron medaljen e saj Presidentit Trump

“Mirënjohje për angazhimin e tij ndaj lirisë së vendit”/ Fitoi Nobel-in për Paqe, udhëheqësja e opozitës venezueliane i dhuron medaljen e saj Presidentit Trump

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, deklaroi se ia “dhuroi” Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, medaljen e Çmimit Nobel për Paqen gjatë takimit të tyre gjatë ditës së sotme. Machado e përshkroi gjestin si simbolik, duke e krahasuar me një episod historik kur markezi Lafayette i dhuroi Simón Bolívarit një medalje me fytyrën e George Washingtonit. Sipas saj, ky veprim përfaqëson një njohje për “angazhimin unik të Trump ndaj lirisë” së Venezuelës. Trump ka shprehur prej kohësh dëshirën për ta fituar Çmimin Nobel për Paqen, të cilin Machado ia kishte dedikuar atij kur e fitoi vitin e kaluar. Megjithatë, Komiteti i Nobelit ka theksuar se Çmimi i Paqes nuk mund të transferohet. Top Channel