Miratohet monedha e arit 24 karat me fytyrën e Trump, del në 4 korrik për 250-vjetorin e SHBA-së

Miratohet monedha e arit 24 karat me fytyrën e Trump, del në 4 korrik për 250-vjetorin e SHBA-së

Donald Trump WASHINGTON- Komisioni federal i Arteve në Shtetet e Bashkuara ka dhënë leje për prodhimin e një monedhe ari me imazhin e presidentit Donald Trump. Monedha prej ari 24 karat do të jetë pjesë e një serie monedhash që Monedha e SHBA-së do të lëshojë për të festuar 250-vjetorin e Amerikës këtë vit. Në monedhë, Trumpi shihet duke qëndruar në këmbë pas një tavoline, me grushtet e mbështetur në sipërfaqen e saj. Pas një prezantimi nga US Mint, agjencia qeveritare e Shteteve të Bashkuara që është përgjegjëse për prodhimin e monedhave amerikane, Komisioni i Arteve të Bukura votoi njëzëri për miratimin e dizajnit të monedhës, pavarësisht pikëpyetjeve që rrethojnë ligjshmërinë e tij. Ligji federal nuk e lejon që në monedhat amerikane te shfaqet një...