Mira Murati marrëveshje miliardëshe, startup i saj bashkëpunon me Nvidia për super-infrastrukturë të inteligjencës artificiale
Mira Murati ka arritur një marrëveshje me gjigantin amerikan të çipave Nvidia për furnizimin me procesorë të avancuar për inteligjencën artificiale, një partneritet që mund të arrijë në dhjetëra miliarda dollarë. Sipas Financial Times dhe Reuters, startup-i i Muratit, Thinking Machines, do të përdorë çipat e gjeneratës së ardhshme “Vera Rubin” të Nvidia për të ndërtuar infrastrukturë të avancuar për zhvillimin e inteligjencës artificiale për bizneset. Kompania me seli në San Francisko njoftoi se partneriteti parashikon instalimin e të paktën një gigavati kapacitet kompjuterik në qendra të dhënash me teknologjinë e Nvidia. Sipas vlerësimeve të vetë kompanisë, një qendër e tillë për inteligjencën artificiale mund të kushtojë 50–60 miliardë dollarë, ku një pjesë e madhe e kostos lidhet me pajisjet e Nvidia. Në një deklaratë...
Burimi:
top-channel.tv