Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin
Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së udhëheqësit suprem të Republikës Islamike të Iranit, ajatollahut Ali Khamenei, thuhet në njoftimin e publikuar në llogarinë zyrtare të ministrit në Instagram. Në njoftim thuhet se ministri Bratina u nënshkrua në librin e zisë dhe, në emër të Qeverisë dhe popullit të Serbisë, shprehu ngushëllime për popullin e Iranit. Në faqen e internetit të Ministrisë iraniane të Teknologjisë, Inovacionit dhe Çështjeve Ndërkombëtare thuhet se Bratina mbërriti në Teheran më 3 korrik dhe se në aeroport u prit nga zëvendësministri Mohammad Hafez Hakami. Në Iran, më 4 korrik nisi ceremonia shumëditore e varrimit të udhëheqësit suprem, ajatollahut Ali Khamenei, i cili...
Burimi:
javanews.al