Ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës: Rreth 200,000 ushtarë dezertuan, dy milionë i shmangen rekrutimit ushtarak
Ministri i ri i mbrojtjes i Ukrainës ka zbuluar se 200,000 ushtarë kanë dezertuar dhe dy milionë njerëz po shmangin rekrutimin ushtarak. Ukraina vlerëson se rreth 200,000 ushtarë të saj mungojnë pa autorizim zyrtar, që do të thotë se ata kanë lënë pozicionet e tyre pa leje, zbuloi të mërkurën ministri i ri i mbrojtjes i vendit, Mykhailo Fedorov , shkruan CNN . Duke folur në parlamentin ukrainas përpara votimit që e konfirmonte atë si ministër të mbrojtjes , Fedorov tha gjithashtu se rreth dy milionë ukrainas po “kërkohen” për shmangien e shërbimit ushtarak.Kushtet në vijën e frontit janë brutale dhe forcat e Kievit shpesh përpiqen të mbajnë pozicione kyçe edhe kur janë të pakta në numër dhe të armatosura, kujton CNN. Thashethemet për moral të ulët dhe shkallë të lartë dezertimi kanë qarkulluar prej kohësh,...
Burimi:
syri.net