Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës konfirmohet i gjallë, lëshon deklaratë sfiduese
Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës është gjallë dhe ka dalë me një deklaratë publike, duke hedhur poshtë raportimet e mëhershme se rezidenca e tij ishte goditur gjatë bombardimeve amerikane. “Ne nuk do të negociojmë, nuk do të dorëzohemi dhe në fund do të triumfojmë”, deklaroi zyrtari i lartë ushtarak, në një mesazh që synon të tregojë rezistencë dhe unitet brenda Forcave të Armatosura venezuelase. Ndërkohë, CBS News raporton se presidenti venezuelas, Nicolás Maduro, është kapur nga Delta Force, një njësi elitare e operacioneve speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ky informacion nuk është konfirmuar ende nga autoritetet zyrtare venezuelase. Pavarësisht zhvillimeve dramatike, deri në këtë moment Venezuela nuk ka qëlluar asnjë të shtënë ndaj forcave amerikane apo objektivave të tjera, çka ngre pikëpyetje mbi...
Burimi:
ntv.al