Ministri i Jashtëm iranian: Ngushticën e Hormuzit nuk e mbyllëm ne!

Ministri i Jashtëm iranian: Ngushticën e Hormuzit nuk e mbyllëm ne!

Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani nuk e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe nuk po pengon lundrimin. Ai theksoi se transporti i naftës është ngadalësuar jo për shkakun e tyre, por për shkak të sulmeve amerikano izraelite. "Ky nuk është faji ynë. Ky nuk është plani ynë", është shprehur Araghchi.  Duke argumentuar se prodhimi dhe transporti i naftës janë ngadalësuar "për shkak të sulmeve dhe agresionit të bërë nga izraelitët dhe amerikanët kundër nesh", Araghchi theksoi gjithashtu se sulmet "e kanë bërë të gjithë rajonin të pasigurt". "Kjo është arsyeja pse tankerët, anijet kanë frikë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit", tha ai, duke pohuar se Irani nuk e mbylli ngushticën.