Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që sulmon vendin tonë, sulmon Amerikën Latine
Ministri i Jashtëm Venezuelian, Yvan Gil tha se agresioni kundër Venezuelës është një sulm kundër të gjithë Amerikës Latine. Deklarata e tij u bë në samitin e jashtëzakonshëm të Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC), të mbledhur sot me kërkesë të Brazilit. “Sot ishte Venezuela, por nesër mund t’i ndodhë çdo vendi tjetër që vendos të ushtrojë sovranitetin e tij”, paralajmëroi Gil. Ai deklaroi se CELAC , një organizatë e përbërë nga 33 vende që përfshin gjeografikisht Meksikën dhe Argjentinën, “nuk duhet të përçahen”. “Ose qëndroni në anën e së drejtës ndërkombëtare ose qëndroni në anën e ligjit të më të fortit”, shtoi ai, duke i bërë thirrje më pas organizatës të “kërkojë rivendosjen e menjëhershme të ligjshmërisë ndërkombëtare, e cila kërkon...
Burimi:
vizionplus.tv