Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë eliminuar Ali Larijanin, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, si dhe komandantin e forcave Basij, Gholamreza Soleimanin, bashkë me zëvendësin e tij. Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Saar doli në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm të Estonisë, ku foli mbi këto zhvillime. Sipas tij, ushtria izraelite ka ndërmarrë hapa seriozë kundër aktiviteteve terroriste të regjimit duke shënjestruar zyrtarë të lartë iranianë. Saar theksoi se pas vrasjes së këtyre figurave, të cilat sipas tij qëndronin pas shtypjes së popullit iranian që kërkon liri, iranianët tani ndodhen në një situatë më “të sigurt”. “Ne kishim vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kokën e Ali...