Ministri i Jashtëm i Iranit: Hormuzi i mbyllur për ata që kryen këtë agresion frikacak

Ministri i Jashtëm i Iranit: Hormuzi i mbyllur për ata që kryen këtë agresion frikacak

Bota E Hënë, 16 Mars 2026 16:13 Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi thotë se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për lundrim, por jo për vendet që ai i konsideron armiq të Iranit. Sipas tij, pas 15 ditësh përplasje, vendet kundërshtare po kërkojnë ndihmë nga shtete të tjera për të garantuar sigurinë e kësaj rruge të rëndësishme detare. Ai theksoi se këto janë po ato vende që më parë i cilësonin si armiq. “Ngushtica është e hapur nga këndvështrimi ynë, por është e mbyllur për armiqtë tanë dhe për ata që ndërmorën këtë agresion frikacak kundër nesh, si dhe për aleatët e tyre,” u shpreh Araghchi. Ministri iranian shtoi gjithashtu se sulmet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, sipas tij, nisën...