Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e armëve që skadon duhet të na shqetësojë!

Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e armëve që skadon duhet të na shqetësojë!

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vandeful bëri thirrje për rivendosjen e besimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, pas shqetësimeve të vazhdueshme për sigurinë dhe rritjes së garës për armatime bërthamore. “Çdo marrëveshje për kontrollin e armëve që skadon duhet të jetë shkak për shqetësim”, tha Vandeful, duke iu referuar traktatit të fundit të mbetur në fuqi për çarmatimin bërthamor, gjatë një takimi me homologen e tij australiane Penny Wong në Canberra. Ai nënvizoi se besimi duhet të rindërtohet ndërkombëtarisht, për të formuar themelin për marrëveshje të reja, këmbënguli ai.  “Kjo nuk vlen vetëm për marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, argumentoi Ministri i Jashtëm Vandeful, duke shtuar: “Në të vërtetë, edhe Kina duhet të përfshihet” në marrëveshjet e ardhshme”.