Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekët: Po luftojmë për jetën e tij

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekët: Po luftojmë për jetën e tij

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u diagnostikua me pneumoni të rëndë bilaterale. Ai u dërgua në klinikë të mërkurën vonë pasdite me probleme serioze në frymëmarrje dhe aktualisht ndodhet i intubuar, duke marrë frymë me ndihmën e aparaturave. Sipas njoftimit zyrtar të klinikës, pas ekzaminimeve mjekësore, Daçiç u diagnostikua me pneumoni të rëndë në të dy mushkëritë dhe u vendos menjëherë në ventilim mekanik. Gjendja e tij përshkruhet si veçanërisht serioze. Mjeku kujdestar, Spasoje Popeviç, theksoi se situata është kritike. “Ai ndodhet në ventilator dhe i janë administruar të gjitha ilaçet e nevojshme. Po përpiqemi të sigurojmë kohën e nevojshme që terapia të japë efekt. Po luftojmë për jetën e tij”, deklaroi ai....