Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të takohen nesër me Vance dhe Rubio në Shtëpinë e Bardhë

Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të takohen nesër me Vance dhe Rubio në Shtëpinë e Bardhë

Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të takohen me zëvendëspresidentin e SHBA-së, J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën (14 janar), tha ministria e Jashtme daneze, mes përpjekjeve të Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e ishullit Arktik. Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen dhe homologia e tij e Groenlandës, Viviane Mojfeldt, kërkuan të takoheshin me Rubion pasi Trump ka shtuar presionin e tij në ditët e fundit për të marrë kontrollin e Groenlandës, një rajon autonom i Mbretërisë së Danimarkës. “Zëvendëspresidenti J.D. Vance gjithashtu donte të merrte pjesë në takim dhe do të jetë mikpritësi, kështu që takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë”, u tha Rasmussen gazetarëve në Kopenhagen....