Miliarderi që qëndron pas vendimeve të Trump për Groenlandën/ Ndërhyrjet politike të Ronald Lauder që bindën presidentin amerikan të marrë ishullin
Ideja që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nuk lindi rastësisht apo papritur gjatë mandatit të parë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, propozimi u vu për herë të parë në tryezë pas ndërhyrjes së një miku të ngushtë të presidentit dhe një biznesmeni të fuqishëm. Siç tha Bolton në një intervistë me Guardian, Trump e thirri atë në Zyrën Ovale një ditë në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, për t’i thënë se “një biznesmen i shquar” sapo kishte propozuar që Shtetet e Bashkuara të blinin Groenlandën. Propozimi u përshkrua nga vetë Bolton si shumë i pazakontë. Biznesmeni, siç mësoi më vonë ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, ishte Ronald Lauder, trashëgimtar i perandorisë...
Burimi:
top-channel.tv