Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Mikesha të pacipa”, çfarë kërkoi Epstein për princin e Anglisë dhe pse udhëtoi 8 herë me Trumpin
Departamenti i Drejtësisë i SHBA publikoi 11,000 dokumente të reja lidhur me hetimet për Jeffrey Epstein, duke përfshirë email-e, foto, video, verbale gjyqësore dhe dokumente të FBI-së. Dokumentet zbulojnë lidhjet e Epstein me personalitete të njohura, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe ish-princin britanik Andrew. Sipas dosjes së publikuar, Trump udhëtoi tetë herë midis 1993 dhe 1996 në avionin privat të Epstein. Në katër udhëtime ishte gjithashtu e pranishme Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim dhe keqpërdorim të të miturve. Në një udhëtim të vitit 1993, vetëm Trump dhe Epstein ishin pasagjerët, ndërsa në një tjetër ishin shoqëruar nga një 20-vjeçare. Një email i vitit 2001 nga rezidenca reale në Balmoral, i drejtuar Ghislaine Maxwell nga princ Andrew, i kërkonte asaj të gjejë “mikesha të...