Mike Pompeo: Putini nuk ka dhënë asnjë shenjë se do paqe
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaron se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka treguar asnjë provë reale se dëshiron përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas tij, Perëndimi duhet të jetë i qartë: Rusia nuk mund të mbajë territore që nuk i ka fituar ushtarakisht. Në një intervistë për La Stampa, në prag të një vizite në Itali ku do të prezantojë librin e tij, Pompeo kritikon ashpër administratën Biden për qasje “tepër të kujdesshme” dhe mbron rolin e Donald Trump në forcimin e lidershipit amerikan dhe të NATO-s. “Xi Jinping synon hegjemoninë globale. Putini? Nuk ka asnjë provë që dëshiron vërtet fundin e luftës. Marrëdhëniet mes Europës dhe Amerikës janë të thella, me ulje-ngritje, por bazohen në vlera të përbashkëta”, shprehet Pompeo. Marrëdhëniet SHBA–BE dhe...
Burimi:
syri.net