Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, duket se është në prag të sigurimit të një mandati të tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare, duke përfituar politikisht nga përplasja me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me Groenlandën. Sipas një analize të publikuar nga Financial Times, rikthimi i retorikës së Trump për marrjen nën kontroll të Groenlandës ka ndryshuar ndjeshëm dinamikën politike në Danimarkë, duke i dhënë Frederiksen një avantazh të ri në fushatë Vetëm disa muaj më parë, kryeministrja daneze ndodhej në vështirësi serioze politike pas një rezultati të dobët në zgjedhjet lokale. Megjithatë, tensionet ndërkombëtare dhe qëndrimi i saj i ashpër ndaj Uashingtonit duket se kanë rikthyer besimin e një pjese të elektoratit. “Trump e ka ndihmuar kryeministren. Gjeopolitika i ka dhënë një platformë të madhe”, vlerësoi deputetja...