Metanierja ruse endet pa ekuipazh në Mesdhe, autoritetet italiane në gatishmëri

Metanierja ruse endet pa ekuipazh në Mesdhe, autoritetet italiane në gatishmëri

Nga Alba Kepi Autoritetet italiane po ndjekin me shqetësim situatën e anijes “Arctic Metagaz” në Mesdhe e cila lëviz pa ekupiazh dhe e dëmtuar në ujërat internacionale pranë kufirit italian. Autoritetet italiane po ndjekin me shqetësim të shtuar situatën e krijuar nga metanierja ruse Arctic Metagaz, e cila po lëviz pa kontroll në Mesdhe me një ngarkesë prej rreth 60–62 mijë ton gaz natyror të lëngshëm (GNL), duke u konsideruar një rrezik serioz për sigurinë detare dhe mjedisin. Sipas informacionit të raportuar, anija është goditur në fillim të marsit, në ujërat e Mesdheut, nga një seri shpërthimesh të forta, të ndjekura nga një zjarr i madh në bord. Autoritetet ruse pretendojnë se incidenti është shkaktuar nga dronë detarë ukrainas, ndërsa pala ukrainase nuk ka konfirmuar...