META dhe Facebook humbin gjyqin me 20-vjeçaren: Fajtor për krijim varësie

META dhe Facebook humbin gjyqin me 20-vjeçaren: Fajtor për krijim varësie

Meta dhe YouTube e humbën gjyqin përballë një përdorueseje 20-vjeçareje, që i akuzoi për krijim varësie, ankthi e depresioni. Ky vendim mund të ketë pasoja të rëndësishme për qindra padi të tjera të ngjashme. Juria në Los Anxhelos doli me vendimin se platformat kanë vepruar me pakujdesi dhe nuk kanë informuar mjaftueshëm përdoruesit lidhur me rreziqet e shërbimeve të tyre online. Paditëses do t’i paguhet një dëmshpërblim prej tre milionë dollarësh, nga të cilat 70% duhet të shlyhen nga Meta. Google njoftoi se do ta apelojë vendimin, duke argumentuar se YouTube nuk konsiderohet rrjet social, ndërsa Meta po shqyrton opsionet ligjore. Vajza i akuzoi platformat se i kanë krijuar shërbimet qëllimisht për të krijuar varësi, përfshirë funksionin e pafund “scroll”. Ajo deklaroi se përdorimi i...