“Mësova se keni një djalë”/ Skandali i ri i Jeffrey Epstein, zbulohet fëmija sekret i ish-financierit amerikan
Zbulime të reja nga dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së sugjerojnë se ish-financieri Jeffrey Epstein mund të ketë pasur një fëmijë të mbajtur sekret për vite me radhë. Dyshimi buron nga komunikime private të përfshira në miliona faqe dosjesh të deklasifikuara, të cilat po hedhin dritë të re mbi jetën personale të njërit prej figurave më të errëta të historisë së fundit amerikane. Sipas New York Post, dy email-e të datës 21 shtator 2011, të shkruara nga Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Princit Andrew, i referohen drejtpërdrejt ekzistencës së një djali. “Mësova nga Duka se keni një djalë… mbetem me ju me dashuri, miqësi dhe urime për lindjen e fëmijës suaj”, shkruan Ferguson në një prej mesazheve, të firmosur “Sarah xx”....
Burimi:
top-channel.tv