Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Mesazh i fortë nga Jerusalemi/ Greqia, Izraeli dhe Qipro forcojnë boshtin e sigurisë
Liderët e Greqisë, Izraelit, dhe Qipros kanë dërguar nga Jerusalemi një mesazh të fortë stabiliteti dhe bashkëpunimi strategjik në kuadër të samitit të dhjetë mes tyre. Në një moment të ndjeshëm për Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor, Netanjahu, Mitsotakis dhe Christodoulidis theksuan se ky format bashkëpunimi është një element kyç për sigurinë rajonale. Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit: Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor po vihen në provë nga agresioni, terrorizmi dhe paqëndrueshmëria. Partneriteti ynë sjell forcë, qartësi dhe bashkëpunim që do të mbizotërojë mbi kaosin. Ramë dakord të thellojmë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje. Nga ana e tij kryeministri grek , vuri theksin te nevoja për përparimin e procesit të paqes në Gaza, duke folur për një mundësi të re pas dy vitesh...