Mes presionit amerikan, Irani dhe Rusia zhvillojnë stërvitje detare në detin e Omanit dhe Oqeanin Indian
Irani dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje detare në Detin e Omanit dhe në Oqeanin Indian të enjten, raportoi agjencia e lajmeve Fars, disa ditë pasi Garda Revolucionare kreu stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit. “Konvergjenca dhe koordinimi mbi masat e përbashkëta për të luftuar aktivitetet që kërcënojnë sigurinë detare, si dhe luftimi i terrorizmit detar janë ndër qëllimet kryesore të këtyre stërvitjeve të përbashkëta”, citohet të ketë thënë komandanti i Marinës Iraniane Hassan Mahsudlou nga Fars. Kujtojmë se këto stërvitje mbahen nën presionin e një sulmi amerikan ndaj Iranit si dhe praninë e shumë forcave amerikane pranë ujërave iraniane. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv