Mes një armëpushimi të brishtë në Rripin e Gazës, Izraeli rihap Rafahun me kufizime të rrepta dhe vetëm për këmbësorët
Autoritetet izraelite pritet të rihapin pikën kufitare Rafah në kufirin e Rripit të Gazës me Egjiptin më vonë sot, e cila është mbyllur që nga maji i vitit 2024, me një pauzë të shkurtër, por do të lejojë vetëm këmbësorët ta kalojnë atë nën kushte shumë të rrepta. Rihapja e pikës kufitare, e cila ishte pjesë e planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump që qeveria izraelite e pranoi në tetor, pritet në sfondin e vazhdimit të armëpushimit jashtëzakonisht të brishtë. Granatimet izraelite vranë 32 persona të shtunën, sipas mbrojtjes civile në Rripin e Gazës, përfshirë gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite, nga ana e saj, tha se kreu sulme për shkak të shkeljeve të armëpushimit. Pika kufitare Rafah është e vetmja pikë hyrjeje dhe daljeje...
Burimi:
top-channel.tv