Mes kërcënimeve për luftë, SHBA dhe Irani ulen sot në bisedime direkte në Oman
Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të zhvillojnë sot bisedime direkte në Oman, në një moment tensioni që ka rritur frikën për një konflikt të hapur ushtarak mes dy vendeve. Takimet vijnë pas rritjes së pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, si reagim ndaj shtypjes së dhunshme të protestave mbarëkombëtare antiqeveritare në Iran muajin e kaluar. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se gjatë protestave janë vrarë mijëra persona. Bisedimet do të zhvillohen në kuadër të një përpjekjeje diplomatike nga ndërmjetës rajonalë për të ulur tensionet. Megjithatë, qëndrimet e dy palëve mbeten shumë larg njëra-tjetrës. Shpresa është që, nëse bisedimet kanë sukses, të krijohet një kornizë për negociata të mëtejshme. SHBA kërkon që Irani të ngrijë programin e tij...
Burimi:
top-channel.tv