Merz paralajmëron: Udhëheqja iraniane është në ditët e saj të fundit

Merz paralajmëron: Udhëheqja iraniane është në ditët e saj të fundit

Këto janë "ditët dhe javët e fundit": përballë protestave të vazhdueshme në Iran, kancelari Merz e sheh në fund udhëheqjen iraniane. Ministri i Jashtëm Wadephul kërkon sanksione më të ashpra kundër Teheranit. Përballë protestave masive në Iran, kancelari gjerman Friedrich Merz  parashikon, sipas fjalëve të tij, një fund të afërt të udhëheqjes shtetërore në atë vend. "Kur një regjim mund ta mbajë pushtetin vetëm me dhunë,  atëherë ai, në fakt, ka marrë fund. Supozoj se tani po shohim ditët dhe javët e fundit të këtij regjimi," tha politikani i CDU-së gjatë vizitës në Indi. Merz-i e kishte dënuar tashmë dhunën e forcave të sigurisë iraniane kundër demonstruesve paqësorë të hënën si "të tepruar" dhe "brutale". "I bëj thirrje udhëheqjes iraniane të mbrojë popullin e saj...