“Merz nuk di për çfarë po flet!” Kancelari gjerman: Jam kundër luftës, por me Trump shkoj mirë

“Merz nuk di për çfarë po flet!” Kancelari gjerman: Jam kundër luftës, por me Trump shkoj mirë

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të mërkurën se marrëdhënia e tij me presidentin amerikan Donald Trump mbetet e mirë, pavarësisht përplasjeve për luftën në Iran, por ai ripërsëriti shqetësimet për ndikimin ekonomik të konfliktit. “Nga perspektiva ime, marrëdhënia ime personale me presidentine SHBA-ve mbetet e mirë. Unë thjesht kam pasur dyshime që nga fillimi për luftën në Iran. Kjo është arsyeja pse e kam bërë të qartë këtë,” tha Merz për gazetarët. Sipas tij Gjermania dhe Evropa, po vuajnë pasoja e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, shkruan A2 CNN. “Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin tonë me energji dhe një ndikim të madh në performancën tonë ekonomike,” shtoi Merz. Të martën, Trump kritikoi Merz për qëndrimin e tij, duke thënë në një postim në rrjetet...