Merz në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Europa të rivendosë marrëdhëniet me SHBA

Merz në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Europa të rivendosë marrëdhëniet me SHBA

Kancelari gjerman, Friedrich Merz bëri thirrje të premten për një Europë më të fortë për të rivendosur marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një fjalim për hapjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Merz paralajmëroi se SHBA-të nuk mund të vepronin vetëm. Sipas saj, Europa gjithashtu duhet të forcojë mbrojtjen e saj. “Në epokën e rivalitetit të fuqive të mëdha, as Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të vepruar vetëm. Të dashur miq, të qenit pjesë e NATO-s nuk është vetëm avantazh konkurrues i Evropës. Është gjithashtu avantazh konkurrues i Shteteve të Bashkuara.”, theksoi ai.