Merz, Macron dhe Starmer dënojnë sulmet e Iranit në rajon/ E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Merz, Macron dhe Starmer dënojnë sulmet e Iranit në rajon/ E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Mbledhje krize e ministrave të Jashtëm të BE-së për zhvillimet lidhur me Iranin: Vendet europiane reagojnë ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit si dhe kundërsulmeve të Teheranit në rajon. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe dënojnë ashpër sulmet iraniane ndaj vendeve të rajonit: “Irani duhet të ndërpresë goditjet arbitrare ushtarake”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të kancelarit gjerman Friedrich Merz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer. Përmes kësaj deklarate ata bëjnë thirrje për kthimin në tryezën e bisedimeve duke kërkuar njëkohësisht që udhëheqja në Teheran “duhet të gjejë një zgjidhje përmes negociatave”. Merz kritikon ashpër IraninKancelari i Gjermanisë Friedrich Merz i bëri thirrje Iranitqë t’i ndërpresë menjëherë sulmet ushtarake ndaj objektivave në rajon. Në një deklaratë të publikuar mbrëmjen...