Merz: Evropa e bashkuar garanci e rëndësishme për të ardhmen

Merz: Evropa e bashkuar garanci e rëndësishme për të ardhmen

Bota E Enjte, 19 Mars 2026 09:24 “Ne nuk duam t’ia ulim vlerat vetes,” tha kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz të mërkurën (18.03.2026) në një deklaratë qeveritare në Bundestag. “Ne identifikojmë interesat tona dhe njëkohësisht identifikojmë mjetet e fuqisë për t’i realizuar këto interesa.” Merz theksoi, se BE‑ja ka 450 milionë banorë — “100 milionë më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. “Evropa duhet të veprojë me një vetërespekt më të madh.” Në një situatë të ndërlikuar ndërkombëtare, ku fuqitë e mëdha po mbështeten hapur te politika e forcës, BE‑ja duhet të shfrytëzojë fuqinë e saj, tha kancelari. “Ne po mësojmë: Edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre,” tha Merz. “Dhe po mësojmë se ne mund ta përdorim këtë,...