“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk më duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk më duhet…

Vesna Janevska TETOVË- Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska gjatë vizitës së saj në Tetove është përplasur me një gazetar ditën e sotme. Gazetari pyeti Janevskën nëse kishte marrë përkthyes, ndërsa ajo iu përgjigj që nuk i duhet një i tillë në Maqedoninë e Veriut. “A keni marrë përkthyes zonja ministre? Ju kemi thënë që të merrni përkthyes kur të vini në Tetovë”, iu drejtua gazetari. “Nuk më duhet. Unë nuk e di kujt i duhet përkthyes në Maqedoninë e Veriut që të flasë gjuhën maqedonase. Tani më lejoni që të flas për atë që kemi ardhur sot”, ishte përgjigja e ministres. Ky është hera e dytë që Janevska i kërkohet të përdorë përkthyes gjatë vizitave publike. Gjatë një mbledhjes ku po...