Merr flakë autobusi në Zvicër, 6 të vdekur, shqiptari dëshmitar: Një person i vuri flakën vetes
PAMJE NGA VENDNGJARJA ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zvicër, ku një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një autobus, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Autoritetet vendase njoftuan se 5 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe disa prej tyre u transportuan me helikopter drejt spitaleve për trajtim mjekësor. Policia bëri të ditur në një konferencë për shtyp se zjarri ishte vendosur qëllimisht, megjithatë rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende duke u hetuar. Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Dëshmitarët okularë raportojnë se një person dyshohet se i vuri flakën vetes pasi hodhi benzinë mbi trup. Një shqiptar, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, ka thënë në...
Burimi:
zeri.ai