Memoriali i viktimave të Crans-Montanës përfshihet nga flakët, nuk raportohet për të lënduar
Një zjarr shpërtheu mëngjesin e kësaj të diele brenda memorialit për viktimat e tragjedisë së Crans-Montana, i vendosur në qendër të fshatit. Policia e Vallese njoftoi se flakët u fikën shpejt nga zjarrfikësit dhe se nuk ka pasur të lënduar. Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Tragjedia e Crans-Montanas i mori jetën 41 personave në natën e ndërrimit të viteve, pas një zjarri që shpërtheu në një bar ku shumë të rinj po festonin ardhjen e vitit 2026. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv