Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

Ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè, dha një ditë më parë dorëheqjen me kërkesë të kryeministres Giorgia Meloni, pas humbjes së qeverisë në referendumin e tre ditëve më parë për reformën në drejtësi. Pasi i rezistoi fillimisht kërkesës për dorëheqje, Santanchè më në fund bëri me dije se do të largohej nga posti, në përputhje me dëshirat e udhëheqëses së partisë së saj “Vëllezërit e Italisë”, por duke këmbëngulur se nuk duhej fajësuar për dështimin në referendum. Dorëheqja e Santanchè erdhi pasi dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë u larguan gjithashtu nga detyra, çka duket të jetë një përpjekje e koordinuar e Melonit për rifreskimin e ekzekutivit pas humbjes në referendum. Santanchè ndërkohë dyshohet për falsifikim të librave të llogarisë së grupit botues...