Meloni kundër Merz për SHBA: Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat amerikane
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është distancuar nga kritikat e kancelarit gjerman Friedrich Merz ndaj SHBA dhe projektit “MAGA” të Donald Trump, duke theksuar se prioriteti i Evropës duhet të mbetet forcimi i rolit të saj gjeopolitik dhe rritja e përgjegjësisë në sigurinë e kontinentit. Duke folur nga Adis Ababa gjatë vizitës në Etiopi, Meloni u shpreh se nuk ndan të njëjtin qëndrim kritik me Merzin. “Këto janë vlerësime politike që çdo udhëheqës i bën sipas gjykimit të tij,” deklaroi ajo, duke shtuar se “pajtohet me thelbin e mesazhit të kancelarit gjerman për nevojën që Evropa të përqendrohet më shumë te vetja”. Sipas saj, kontinenti duhet të rrisë kontributin në siguri dhe të forcojë boshtin europian të NATO-s, pavarësisht marrëdhënies me Shtetet e Bashkuara. “Ne duhet...
Burimi:
top-channel.tv