Meloni ia tha hapur Trumpit: “Tarifat për Evropën? Gabim total!”

Meloni ia tha hapur Trumpit: “Tarifat për Evropën? Gabim total!”

Bota E Diel, 18 Janar 2026 14:35 Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, zhvilloi një bisedë telefonike me Donald Trump, gjatë së cilës i shprehu se kërcënimet për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane për shkak të vendosjes së trupave në Groenlandë ishin “të gabuara”. “Unë besoj se vendosja e tarifave të reja do të ishte një gabim. Fola me Donald Trump disa orë më parë dhe ia thashë hapur mendimin tim”, u shpreh Meloni për gazetarët në Seul, ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Znj. Meloni njoftoi gjithashtu se kishte biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e konfirmoi se Aleanca po merret me këtë çështje. Megjithatë, kryeministrja italiane përpiqej të minimizonte tensionin duke e cilësuar situatën si një “problem mirëkuptimi...