Meloni humb referendumin për Reformën në Drejtësi në Itali, 53% e italianëve i thonë “JO” Kryeministres së djathtë

Meloni humb referendumin për Reformën në Drejtësi në Itali, 53% e italianëve i thonë “JO” Kryeministres së djathtë

Rezultatet paraprake të referendumit për reformën në drejtësi në Itali konfirmojnë një epërsi të qartë të kampit kundërshtar të Giorgia Melonit. Sipas projeksioneve më të fundit, “Jo” kryeson me 53,9%, ndërsa “Po” mbetet në rreth 46%, duke çuar drejt rrëzimit të reformës së mbështetur nga qeveria. Pjesëmarrja në votime ka qenë e lartë, rreth 58,9%, një tregues i fortë i mobilizimit qytetar, edhe pse në këtë rast nuk kërkohej kuorum. Në nivel territorial, “Jo” dominon në shumicën e rajoneve, ndërsa “Po” arrin të fitojë vetëm në disa zona të veriut si Lombardia, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia. Rezultati përbën një goditje politike për kryeministren Giorgia Meloni dhe qeverinë e saj. Edhe pse ajo kishte theksuar gjatë fushatës se referendumi “nuk është një votë për qeverinë”,...